Prezantimi

lstudio-83Kompleksi Xhura, i njohur ndryshe edhe si “Ish-artistikja Migjeni” ka në përbërje një grup godinash të ndërtuara para viteve ’70, me nje siperfaqe te pergjithshme ndertimi prej 11242 m2. Trualli ku ngrihen keto godina eshte perfituar si trashegimi familjare pas viteve ’90 me ardhjen e demokracise. Kjo prone ju kthye pronareve legjitime te vjeter. Kjo prone trashegon emrin e familjes Xhura, me pronar dhe administrator z. Ismail Xhura, i cili eshte edhe frymezuesi dhe inisiatori i transformimit te kompleksit Xhura, nga godina te amortizuara dhe te paperdorshme, ne godina me kushte dhe parametra bashkekohore.

Pas vitit ‘93, filloi privatizimi i objekteve shteterore konform ligjeve te kohes. Po keshtu edhe pronari Ismail Xhura duke qene pronar trualli, mori pjese ne privatizimin e objekteve ku ishin pronat e tij. Këto objekte, pësuan një transformim të madh, si rezultat i nje inisitave te madhe, pune te palodhshme dhe nje vizioni te qarte, nga pronari i tyre, i cili me perkushtim dhe pune te vazhdueshme nder vite, i ndryshoi  pamjen ketij kompleksi, duke i bere keto objekte te shfrytezueshme. Sot, ky kompleks godinash mban emrin Kompleksi Xhura” dhe  perben nje aset te çmuar, pasi ofron ambjente bashkëkohore multi-funksionale, me siperfaqe te larmishme, duke krijuar mundesi per forma bashkepunimi te ndryshme me individe ose kompani te fushes se biznesit. Veç kompleksit Xhura, z. Ismail Xhura disponon si trashegimtar edhe prona te tjera (nje godine tjeter 2 kateshe me nje vile ngjitur me sip. rreth 2160 m2, nje vile te vjeter me sip. trualli rreth 1750 m2, apartamente banimi, dyqane, ambjente sherbimi dhe troje te ndryshme me siperfaqe te ndryshme te perituara nga ligjet per kthimin dhe kompesimin e pronave dhe te blera. Apartamentet e banimit dhe lokalet e sherbimit jane perfituar si pronar trualli, duke i vene ne dispozicion keto troje kompanive te ndertimit. Z. Ismail Xhura eshte nje taksa-pagues i rregullt dhe korrekt, si per te ardhurat personale ashtu dhe taksat e shtetit mbi pasurine, sepse ka respektuar dhe respekton ligjet e shtetit.  (duke mos qene asnjehere objekt i amnistive fiskale.)

LStudio-92-300x300 planvendosja-e-re_001

Kompleksi Xhura ndodhet në veri-lindje të Tiranës në rruget “Xhanfize Keko” dhe “Hysen Xhura”.
Kompleksi ka 3 godina kryesore pese kateshe dhe kater kateshe, si dhe disa godina te ndermjetme dy dhe nje kateshe kateshe me sipërfaqe të përgjithshme ndertimi 11242 m2, funksionale per disa lloje aktivitetesh, duke filluar nga salla per zhivllimin e aktiviteteve prodhuese dhe montim pajisjesh te ndryshme elektronike, qender biznesi per organizim panairesh, supermarket i madh, pothuajse ne qender te Tiranes, call center, zyra, shkolla nga arsimi i ulet deri ne arsimin e larte, arsim profesional, kompleks spitalor privat, magazina, etj. Keto godina jane te rikonstruktuara  gjate ketyre 21 viteve, gjithmone ne vazhdim, duke permiresuar funksionimin e tyre, sipas nevojave. Ne kete kompleks, ofrohen ambjente per zhvillimin e bizneseve te ndryshme ne qiramarrje, njekohesisht i  jepet mundesia dhe per forma te ndryshme bashkepunimi.

Po ju specifikojme siperfaqet dhe mundesite e ndryshme funksionale te godinave si me poshte:

  • Godina nr. 1 (kater kateshe), ka tre kate (kati i dyte, i trete, i katert),  secili kat me siperfaqe prej 1200 m2, te pajisura me ashensor per njerez dhe mallra me peshe deri ne 1800 kg, zyra te vecanta per administraten, nyje higjeno sanitare moderne per burra dhe gra,  dhoma zhveshje per punetoret, shkalle kryesore dhe shkalle (emergjence). Kjo godine mund te perdoret bashke me pjese te tjera qe jane ngjitur me te si nje qender e madhe tregetare, pothuajse ne qender te Tiranes. Aktualisht dy kate jane dhene me qera per prodhim konfeksionesh kurse nje kat i sapo rikonstruktuar eshte bosh, i cili mund te perdoret per reparte prodhimi, call center ose sipas nevojave te klientit qiramarres. Kati i pare ka siperfaqe te ndryshme nga 100 deri ne 1200 m2, te cilat perdoren per magazinime mallrash te ndryshem, me lartesi 4.30 m deri ne 4.70 m. Ne katin e pare ka ambjente ku mund te perdoren makineri dhe pajisje te peshave te renda per nevoja prodhimi te ndryshme.
  • Ne Godinen nr. 2  ka ambjente me siperfaqe nga 250 m2 deri ne 800 m2, te pershtatshme per reparte prodhimi, (aktualisht te dhena me qera per konfeksione dhe magazina por ne te ardhmen edhe mundesi te tjera). Ne kete godine si dhe ne godinen nr. 1 ndodhen 2 kabina elektrike bashkekokohore per furnizimin dhe shperndarje me energji elektrike.
  • Godina nr. 3 dy kateshe, me siperfaqe deri ne 800 m2 per çdo kat. Aktualisht eshte e dhene me qera dhe perdoret per konfeksione, por ne te ardhmen mund te perdoret edhe per funksione te tjera.
  • Godina nr. 1, nr. 2 dhe nr. 3 kane mundesi komunikimi me njera-tjetren, duke rritur siperfaqen ne interes te nje klienti potencial.
  • Godina nr. 4 (e rikonstruktuar) e perdorur me pare nga unversiteti “Iliria”, aktualisht eshte bosh per arsye te mbylljes se universiteteve. Eshte e  pershtatshme për arsim te te gjitha niveleve, nga cikli I ulet deri ne ciklin e larte,  per konvikte, per administrata me zyra (etj.) Ne funksion te kesaj godine vihen ne dispozicion oborr funksional me vende parkimi, kende shplodhese me gjelberim dhe kende sportive. Gjithashtu  hyrja dhe parkingu jane te vecanta.
  • Godina nr. 5 (5 kateshe), komunikuese me godinen nr. 4, te rikonstruktuara. Ne kete godine ka zyra, salla mbledhjesh te medha, te dhena me pare ne qeramarrje,  institucioneve shteterore dhe kompanive private, si psh. Drejtoria Rajonale e “Aluizni-t” Tirane dhe “Armo”. Cdo kat mund te perdoret ne menyre te pavarur pasi ploteson kushtet per furnizime te vecanta me uje, energji, dhe disponon nyje higjeno-sanitare. Godinat 4 dhe 5 plotesojne kushtet edhe per shkolla te cikleve te uleta dhe te larta, per zyra, spital privat, me hyrje te vecante, me vende parkim, me dalje ne rruge kryesore, me ambjente shlodhese dhe argetuese. Keto godina mund te perdoren bashke, por edhe veç e veç (aktualisht jane bosh.)
  • Godina nr. 6, nje kateshe, e veçante, me pamje dhe vendndodhje ne ballin e rruges kryesore, afer me stacionin e urbanit, duke favorizuar aktivitete te ndryshme ne keto ambjente te pershtatshme (per dege bankash, zyra sherbimi Oshee per kujdesin ndaj klientit, per dyqane kompanish celulare, ex-change, etj.) Keto ambjente jane te reja, moderne, te kompletuara sipas kushteve bashkekohore. Me pare kjo godine eshte perdorur nga nje nga fiflialet e “Raiffeisen Bank” dhe me pefundimin e kontrates, aktualisht godina eshte bosh dhe eshte e gatshme te jepet me qera.
  • Godinat nje kateshe 7, 8, 9, 10, aktualisht perdoren per magazina dhe per reparte prodhimi.
  • Ne kete Kompleks ndodhet edhe nje godine nje kateshe, godina nr. 11, qe funksionon si “menxe” per administratat dhe punetoret.
  • Te gjitha ambjentet jane te pasqyruara me foto reale ne rubriken “Ambjente me Qera”,  ku mund te merrni me shume informacion.

Pervec godinave kompleksi ka ne perberje nje oborr të brendshëm me infrastrukture te pershtatshme per transport dhe sherbime, me sistem ndricimi, me rruge per automjete te tonazheve te ndryshme, vende parkimi,  ambjente shplodhese te gjelberuara, kende sportive, duke ju ofruar keshtu, ambjentet e deshiruara dhe relaksuese, ne ambjetin tuaj te punes. Gjithashtu kompleksi ju ofron një siguri të lartë, duke qene i pajisur me nje sistem kamerash sigurie të cilat punojnë 24 orë, çdo ditë të javës, me shërbim roje (polici private) si në portën kryesore dhe ne ambjentet e ndryshme te brendshme, ku zbatohet me perpikmeri  rregullorja e brendshme si nga policia private ashtu edhe nga te gjithe qiramarresit, si administratoret dhe punetoret, per te mos i krijuar shqetesime njeri tjetrit. Furnizimi me energji elektike behet ne menyre te vazhdueshme nga dy kabina te reja te instaluara se fundmi, me transformatore te rinj,  si dhe furnizimi me  uje te pijshem eshte 24 ore.

Vetë pozita e tij gjeografike rreth 2.7 km (pese minuta afer qendres se Tiranes), bën të mundur krijimin e lehtësirave të mëdha në lidhje me transportin urban nga vendodhje të ndryshme të qytetit, lehtesisht i arritshem me tre linja urbani.  Ne nje distance te afert me kompleksin ndodhen edhe institucione te rendesishme si shteterore dhe private, duke e bere me atraktiv; si Qendra Studentore Universitare  “Nene Tereza”, Spitali Amerikan, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Kultures dhe qendra ku zhvillojne aktivitetin shume televizione (Tv Klan, Ora News, Albanian Screen etj.) si dhe biznese kinematografike si Marubi dhe kompania filmike AA. Kompleksi ka akses nga dy rrugë kryesore,  Rr. “Xhanfize Keko” dhe Rr. “Hysen Xhura” e cila të jep mundësinë e lidhjes me zonën përreth deri ne rrugen “Kongresi i Manastirit”.

Pra ne kete  kompleks ofrohen ambjente per qiradhenie, me kushte bashkekohore, per biznese te ndryshme, me çmime te arsyeshme si dhe ne qetesi, korrektesi dhe siguri maksimale.